Minatoret e Pogradecit ne greve urie
POGRADEC- Pas Tiranes, edhe minatoret e Pogradecit kane hyre sot ne greve urie. Ne oret e pasdites jane ngujuar ne greve urie ne ambientet e ish turizmit te vjeter 10 minatore nga rrethi i Pogradecit. Sekretari i shoqates se minatoreve, Ladi Minimi ka thene se shkak i kesaj greve eshte mungesa e statusit te minatoreve, per te cilin huk po gjendet rruga e zbatimit nga qeveria. Tjeter kerkese e tyre eshte pezullimi i pensioneve suplementare per 104 minatore, prej me shume se 1 viti. Sipas tij, minatoret greviste do te mbeshteten edhe nga gjithe minatoret e rrethit. Greva e tyre vjen pak dite pas greves se minatoreve te Tiranes, nderkohe qe edhe minatoret e rretheve te tjere kane shprehur solidaritetin me grevistet, duke lajmeruar nje greve te pergjithshme urie.