Mister plagosja me shishe e nje vajze shqiptare
SAN REMO - Nje vajze shqiptare 18 vjece, eshte plagosur mengjesin e djeshem ne San Remo. Ngjarja ka ndodhur ne nje prej rrugeve te ketij qyteti, kur e reja shqiptare ka qene duke ecur ne kembe. Por disa persona, qe sipas deshmise se vajzes, nuk i ka njohur, e kane sulmuar dhe me nje shishe te thyer e kane goditur ne krah dhe ne pjese te tjera te trupit duke i shkaktuar disa plage. E reja, emri i se ciles nuk eshte bere i ditur, nuk ka mundur te reagoje, ndaj sulmit. Kane qene banore te zones dhe kalimtare te rastesishem qe kane dhene alarmin per ate qe po ndodhte. Ne vendngjarje kane shkuar patrullat e policise dhe nje autoambulance. 18-vjecarja eshte derguar me shpejtesi ne spital, ku ndodhet nen kujdesin e mjekeve. Policia e ka marre ne pyetje por nuk ka mundur te zbardhe shkakun apo autoret e kesaj ngjarjeje.