Minatorët hyjnë në ditën e 20 të grevës së urisë
BULQIZË- Minatorët e Bulqizës kanë hyrë sot në ditën e 20-të grevës së urisë, ndërsa deri tani kanë dështuar të gjitha përpjekjet për një marrëveshje të mundshme mes tyre dhe kompanisë ACR.
Një ditë më parë, takimi mes përfaqësuesve të minatorëve dhe kompanisë ACR ka përfunduar pa një marrëveshje. Pas më shumë se dy orësh bisedime palët nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje, për ti dhënë fund grevës së 13 minatorëve të Bulqziës.
Menjëherë pas përfundimit të takimit, kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolli tha se kompania ACR nuk ka pranuar asnjë nga kërkesat e minatorëve.
Me një person të papërgjegjshëm si Giga Bedinishvilli pritej kjo lloj përgjigje negative. Fatkeqësisht ky njeri kërkoi takim në një lokal dhe minatorët e pranuan, por ai në mënyrë të papërgjegjshme nuk pranoi asnjë nga kërkesat e minatorëve tha Nikolla.
Sipas tij greva e minatorëve do të vazhdojë, ndërsa ka apeluar që partitë parlamentare, deputetë madje dhe ndërkombëtare të solidarizohen me minatorët.
***
Prej ditësh përfaqësuesit e minatorëve dhe ato të firmës konçesionare ACR, kanë rënë dakord për kushtet e vënë, ndërsa problemi i vetëm ka qenë vendi se ku do të takohen.
Në dy ditët e fundit, familjarë dhe mbështetës të minatorëve kanë protestuar, duke bllokuar edhe rrugën kombëtare që lidh Bulqizën me Tiranën.
Minatoret kërkojne rritje page në masën 20%- 40%, përmirësim të kushteve të punës, uljen e moshës së daljes në pension dhe largimin e përfaqësuesit të kompanisë ACR.