E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shijak, burri qëllon për vdekje bashkëshorten

SHIJAK- Krimi brenda familjes godet sërish. Një 54- vjeçar qëlloi për vdekje gruan e tij mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në Shijak në fshatin Pjesëz. Isuf Smoqi, 54- vjeç mësohet se ka qëlluar për vdekje gruan e tij, 51-vjeçare, Bukure Smoqi. Policia tha se ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në ngjarjen e rëndë.

Pasi është njoftuar policia ka mbërritur menjëherë në vengjarje, ku ka bërë ndalimin e  autorit të vrasjes, si dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›