E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët, protestë më 1 Maj

Minatorët do të protestojnë në 1 Maj, në Ditën e Punëtorëve kundër qeverisë për statusin dhe uljen e moshës së pensionit të punonjësve të galerive.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Fiqiri Xibri theksoi se kjo shtresë është gati të përballet me qeverinë ndaj mosarritjeve të saj.

"Më 1 Maj, protestojmë edhe kundër tradhëtisë së disa sindikatave ndaj interesave të punëtorëve", u shpreh Xibri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›