Berisha: E mbajta fjalën, që nga 2005 sështë dënuar asnjë gazetar

Tiranë, 23 prill, NOA Qeveria mbetet thellësisht e vendosur të respektojë mediat, por edhe të ruajë pavarësinë.
Me këto fjalë është shprehur në fjalimin e tij, kryeministri Sali Berisha, gjatë konferencës për mediat Viti 2010, informacioni në kohën e krizës, organizuar nga La Gazzetta del Mezzogiorno.
Administrata ime, qeveria ime në përputhje me një premtim elektoral ka ndaluar tërësisht çdo lloj padie civile apo penale ndaj mediave. Nga shtatori i vitit 2005 gjer më sot nuk ka asnjë gazetar që të jetë paditur për çështje penale apo civile, nga cilido punonjës i administratës shqiptare. Dhe kjo përbën një arritje të madhe, tha ai.
Sipas tij, mediat janë pushtet, fuqia e të cilave përcaktohet nga profesionalizmi i tyre. Kanë dështuar dhe dështojnë mediat që humbasin pavarësinë; kanë dështuar politikanë që bëhen medio-dipendentë.
Duke e vlerësuar temën si shumë të
rëndësishme, kryeministri Berisha u shpreh se mediat kanë qenë një prej fushave
ku janë ndjerë më shumë se kudo pasojat e krizës globale, por që njëkohësisht dhanë
një kontribut të jashtëzakonshëm në transparencën e kësaj krize dhe zbardhjen e
saj.
Gjithashtu kryeministri Berisha, duke vlerësuar rolin e mediave si një pushtet
i pavarur, theksoi se të gjitha ato media që humbasin pavarësinë e tyre, janë
të destinuara që të dështojnë.
Sipas kreut të qeverisë, media dhe kriza përbëjnë një raport shumë të rëndësishëm për shoqërinë e lirë.
Mediat kanë ndjerë më shumë se pushtetet e tjera, pasojat e krizës. Kjo krizë ishte një apel për mediat që të bëjnë një kthesë më të fuqishme në drejtim të mediave online. Dhe unë mendoj se fuqizoi shumë karakterin e tyre online. Unë e kuptoj që klasikja është klasike, letra është letër, por e vërteta është se shoqëria po spostohet, po zhvendoset, gjithnjë e më shumë nga klasikja drejt online, vuri në dukje Berisha lidhur me transformimin më të fundit të mediave në vendin tonë.
n.e/NOA