Berisha Ramës: Jam gati të përballem me ty

Tiranë, 23 prill, NOA Update I nderuar zotëri, unë jam kryeministri i vendit dhe ju jeni kryetari i Partisë Socialiste. Unë jam i gatshëm të përballem me ty, në çdo debat televiziv të moderuar kudo dhe për çdo çështje, për mediat, jo mediat, dhe çfarë tu interesojnë.
Me këto fjalë, kryeministri Sali Berisha i është drejtuar sot kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë konferencës për mediat Viti 2010, informacioni në kohën e krizës, organizuar nga La Gazzetta del Mezzogiorno.
Duke e kritikuar për atë që ai e ka quajtur raport të deputetit Ditmir Bushati të lexuar prej tij, ai e ka paralajmëruar atë se për ne politikanët nuk ka gjë më të trishtuar se të lexojmë dhe të besojmë raportet e vartësve tanë.
Respekti im për opozitën është i palëkundur, por ne duhet të ruhemi edhe nga bashkëpunëtorët të cilët i shkelin rregullat, ka apeluar ai ndaj Ramës.
n.e/NOA