E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët, protestë para kryesisë së kuvendit

Minatorët vazhdojnë protestat e tyre, këtë radhë para kryesisë së kuvendit. Punonjësit e galerive kërkojnë miratimin e statusit të minatorit dhe rritjen e pagave.

Minatorët i bëjnë apel qeverisë që të ulet në bisedime me ta në përpjekje për të arritur një zgjidhje.

Punëtorët e nëntokës prej kohësh kërkojnë mbështetjen e shtetit në plotësimin e kërkesave të tyre, duke u futur edhe në greva urie.

Edhe pse nuk kanë marrë asnjë përgjigje, ata vazhdojnë protestat e përhershme të tyre para kryesisë së Kuvendit, para kryeministrisë dhe institucioneve të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›