E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, përmbytet anija, 103 të vdekur

INDI- Policia thotë se një anije me rreth 200 njerëz në bord është përmbysur nga erërat e rënda dhe shiu në verilindje të Indisë, duke lënë të paktën 103 të vdekur dhe disa të tjerë të zhdukur.

Shefi i policisë në kete vend beri te ditur se aksidenti ka ndodhur në lumin Brahmaputra në perëndim të Indise. Policia dhe ushtarët janë dërguar për të ndihmuar me përpjekjet e shpëtimit.

Sipas autoriteteve, anija ishte e tejmbushur me njerëz dhe mallra përtej kapacitetit te saj. Në një deklaratë të publikuar, kryeministri Indian Manmohan Singh shprehej se ishte i tronditur nga ky aksident i rëndë.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›