E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mineralet tekstilet e metalet me te eksportuarat

Italia, Greqia, Gjermania dhe Turqia janë aktorët kryesor, në tregtinë e jashtme me vendin tonë. Mineralet, tekstilet dhe metalet janë mallrat më të eksportuara.
 Llogariten thuajse 18 milionë lekë tekstile e këpucë, të eksportuara drejt Italisë për muajin prill dhe 9 milionë lekë të tjera minerale. Ndërkaq, duket se kriza i ka zhvendosur më tepër eksportin e këtyre mallrave nga Greqia drejt Gjermanisë, ku sipas të dhënave nga INSTAT, në Gjermani janë eksportuar rreh 1 milionë lekë mallra tekstilesh, ndërsa në Greqi diçka më pak. 
Për sa i përket materialeve tw ndërtimit, ku vendi ynë ka një rëndësi të madhe për eksportin e tyre, vendet me peshë në eksportim, veç Italisë, janë Greqia dhe Turqia.  Këto vende vijojnë të kenë kërkesë të lartë për materialet e ndërtimit apo metalet e prodhuara në Shqipëri. Në krye të listës së kërkesave qëndron Italia. 
Një panoramë e tillë tregon se kriza nuk ka dhënë ndikim në tregtinë e jashtme, pasi sipas treguesve zyrtarë eksporti ka vijuar në rritje për prillin, ndërsa për të njëjtën periudhë importi i mallrave të huaja ka rënë ndjeshëm. 
Në mënyrë të veçantë, gjatë muajit prill një rënie të ndjeshme ka pësuar konsumi i karburantëve, ku sipas të dhënave të INSTTAT, nënproduktet e naftës janë ulur thuajse me 73 për  qind për muajin prill. Kjo ka ardhur nga rritja e çmimit të karburanteve në tregun shqiptar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›