E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prill 2012 ulen shpenzimet ne buxhetin e shtetit

Shpenzimet në muajin prill 2012 janë ulur në krahasim me një vit më parë. Sipas treguesve zyrtarë të Ministrisë së Financave për muajin prill të këtij viti janë shpenzuar nga buxheti i shtetit 117, 722 milionë lekë, ndërsa një vit më parë këto shpenzime kapnin shifrën e 119,576 milionë lekë. Kjo tregon se qeveria ka marrë masa për t’i reduktuar shpenzimet këtë vit në krahasim me një vit më parë, me qëllim ruajtjen e të ardhurave në sfondin e një krize rajonale buxhetesh. 
Sipas teguesve fiskalë për katër mujorin rezulton se tkurrje më të madhe kanë kryesisht shpenzimet për pagat dhe për personelin, duke vërtetuat deklaratat e kreut të ekzekutiv shqiptar për të patur shpenzime realiste dhe të përmbajtura për vitin 2012.
Sipas të njëjtave të dhëna, gjatë katër muajve të ardhurat janë shtuar nga muaji në muaj dhe në prill ato kanë arritu në 119,576 milionë lekë nga  89,315  milione që ishin në mars. Duket se gjatë muajit prill në shtimin e të ardhurave kanë ndihmuar veçanërisht rritja e eskportit të mallrave made in Albania, që njihen si të ardhura tatimore e doganore. Po ashtu, edhe të ardhurat jo tatimore kanë ndikuar në rritjen e të ardhurave ne total, ku kontributin kryesor e kanë pasur gjobat dhe penalitet e vendosura në qarkullimin rrugor.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›