E Diel, 1 Nëntor 2026

Droge me mafian operacioni Hidra godet grupin

Një grup kriminal i cili sipas hetimeve të policisë bashkëpunonte me mafian italiane në linjën e narktoikëve, është goditur nga policia e Vlorës në bashkëpunim me Guardia di Fiananza. Katër vetë janë vënë në pranga, ndërsa është bllokuar një skaf me 95 kg lëndë narkotike, si dhe tre automjete e bidona me benzninë. Operacioni "Hidra" u finalizua pas katër muaj hetimesh nga specialistët më të mirë të antitrafikut dhe të antidrogës. 
Ky gurp sipas Policisë së Vlorës prej kohësh ishte vënë në lidhje me eksponentë të mafias italine dhe kishin ndërtuar një linjë të trafikimit të kanabis sativa. Ata kishin arritur edhe më parë të realizonin trafikun e kanabis sativa, ndërsa momentin e arrestimit ishte përgatitur për një tjetër ngarkesë drejt Italisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›