Mini kamera për mbrojtjen e policëve
Qindra stacione policore nëpër SHBA kohët e fundit kanë pajisur pjesëtarët e tyre me video kamera të vogla së bashku me uniformën zyrtare, të cilët regjistrojnë intervenimet ose i mbrojnë ata nga akuzat për sjellje të parregullt- njofton rrjeti televiziv amerikan ABC News.
“Nuk ndjehem mirë kur nuk e kam kamerën me vete. Kurrë nuk mund të jeni të sigurt njëqind për qind”, ka thënë polici Huy Nguyen, nga New Yorku.
Mini kamera në rrobat e policisë regjistron gjithçka prej ndaljes së makinave në trafik deri te ndjekjet e të dyshuarve për krime.
Kamerat do të duhej të siguronin më shumë transparencë dhe siguri për policët në rrugë dhe për të kufizuar numrin e padive ndaj tyre.