E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provat finale për vdekje

Shtatëdhjetë koreanë ndjekin trajnimin e vdekjes së mirë. Në kuadër të këtij aktiviteti të cilin e organizoi njëra nga komunat në verilindje të Seulit, njerëzit marrin pjesë në funerale të rrejshme dhe shkruajnë letra lamtumirës për ta vlerësuar më shumë jetën.

Koreania Ha Yu-soo filloi të ndjejë presionin e viteve kur festoi ditëlindjen e 60-të dhe filloi të pyesë veten edhe sa vite jetë i kanë mbetur. 60 vjeçarja vendosi të përgatitet për vdekjen e tij me një provë gjenerale. Në veshjen tradicionale me ngjyrë të verdhë u shtri në arkivol, ndërsa shoqet e saj të cilat erdhën për ta përcjellë “në banesën e fundit” e mbyllën edhe arkivolin.

Yuu u ndie më mirë kur përfundoi kjo ceremoni e rrejshme e varrimit pasi qëndrimi në arkivolin e errët nuk ishte një përvojë e mirë. Ha Yu-soo është vetëm një nga 70 njerëzit të cilët po marrin pjesë në trajnimin e vdekjes së mirë të cilët marrin pjesë në funeralin e tyre.

Moto e këtij aktiviteti bizar është: “Mos e merrni jetën si të gatshme”.

Njëra prej kolegeve të saj, e cila para disa viteve vuante nga kanceri dhe hoqi dorë nga kemoterapia, thotë se përvoja e varrimit të rrejshëm e shtyu atë të mendoj për një ndjenjë të re të vlerave sa i përket shoqërisë dhe lidhjeve familjare. Ajo vendosi t’i kushtojë më shumë kohë bashkëshortit dhe vajzave të saj.

Përveç se marrin pjesë në funeralin e rremë, pjesëmarrësit e këtij trajnimi u shkruajnë më të dashurve të tyre edhe letra lamtumirës. Ky trajnim bizar jo vetëm se forcon dëshirën për jetë, por merret edhe me problemet e vetëvrasjes në Korenë e Jugut e cila ka shkallën më të lartë të vetëvrasjeve në botë. Pa marrë parasysh arsyet e ndjekjes së këtij kursi, secili pjesëmarrës mëson diç të re për veten dhe vdekjen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›