E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më në fund Ferrari, por Fetel është larg

Më në fund Fernando Alonso, më në fund Ferrari. Në garën më të vështirë në strofkën e armikut përballë publikut anglez, është kurorëzuar puna e madhe për të rikuperuar distancës me Red Bull dhe McLaren. Këto janë arritjet e mëdha të fitores së “kokëkuqes” në transfertën e Silvesrtonit.

Në garën e nëntë të sezonit, 150° Italia ka thyer më në fund akullin dhe ndërpreu një thatësirë që zgjaste që në garën e sezonit të shkuar në GP të Koresë. Një fitore që nuk do të ndryshojë vijueshmërinë e kampionatit sepse Fetel mori një vend të dytë të çmuar përpara Veberit që e bën të fluturojë edhe më në renditje. Por Red Bull nuk do t’i ulë armët asnjëherë.

U kuptua në një fundjavë të ndezur nga polemikat për ndryshimin e rregullave, që më parë u hoqën dhe më pas u rikthyen të modifikuara. Red Bull është ajo që ka paguar më shumë, por gjërat duket nuk do të përfundojnë me kaq. Sidoqoftë, Silverstoni duhej të ishte pista më e vështirë për Ferrarin që kishte probleme me aerodinamikën. Por ja që erdhi fitorja. Ajo që tifozët po prisnin që nga fillimi i kampionatit.

Zotësia e Alonsos ka qënë po ajo që e ka bërë të famshëm, kontrolli prefekt i makinës dhe situatat e garës. Në start u ngjit pas Red Bull. Pastaj nuk u shqetësua, ndonëse pësoi parakalimin e Hamiltonit. Por kur në pi-stopin e dytë ndoqi nga pas Fetelin, era ndryshoi drejtim. Probleme për gjermanin dhe spanjolli doli përpara në garë dhe nuk e lëshoi më kryesimin. Por pyetja e vërtetë pas kësaj gare është: Red Bull ka humbur forcë? Do ta thonë garat e tjera. Sigurisht që gabimi në pit-stop i mekanikëve ka qenë shumë i rëndë aq sa vendosi garën në favor të Alonsos. Por është gjithashtu e vërtetë që në finalen e garës gjermani ngadalësoi shumë, është dashur një Veber në versionin zemergjëre që t’i evitonte shokut humbjen e vendit të dytë. Mund të verifikohet lehtësisht se shpenzimi i karburantit dhe konsumi i gomave nuk janë më optimalet. Do të jetë me interes të shohim sesi Njuej me shokë do ta ndreqin këtë për në garat e ardhshme. Por si do që të jetë, klasifikimi është në anën e tyre.

Edhe McLaren po ecën me ritme të çudtishme. Hamilton dha spektakël me disa parakalime të hatashme kundrejt Alonsos e Masës, por në fund të garës me gomat në krizë shpëtoi për mrekulli nga braziliani. Por në bokset e Uokingut e bënë të madhe kësaj radhe duke mos fiksuar mirë gomën e djathtë të përparme të Batonit të cilit iu desh të hiqte dorë nga gara pas pak metrash.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›