Minifusha e re në “Shtëpinë e Futbollit” drejt përfundimit

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ Punimet për ndërtimin e minifushës së re me bar artificial në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” janë drejt përfundimit dhe pritet që shumë shpejt ajo të jetë gati për përdorim.
Minifusha është ndërtuar brenda një kohe të shkurtër falë punës intensive dhe angazhimit maksimal të FSHF-së, duke siguruar një infrastrukturë cilësore dhe funksionale.
Kjo hapësirë brenda “Shtëpisë së Futbollit” do të shërbejë për aktivitete të ndryshme stërvitore të ekipeve kombëtare, si dhe për organizimin e eventeve të tjera nga Federata e Futbollit.
Ndërkohë, me ritme të larta po vijojnë edhe punimet për ndërtimin e fushës së tretë me bar natyral në “Shtëpinë e Futbollit”. /j.p/
1 nga 2