Duro: Për Partizanin nuk ka ndeshje të lehtaTrajneri i Partizanit: “Kemi përballë një kundërshtar që ndodhet lart në renditje dhe që pretendon zonën e UEFA-s (Ligën e Europës), kështu që vlerësimi është maksimal dhe kemi punuar shumë gjatë kësa

Partizani është gati për takimin e rëndësishëm të kësaj jave atë ndaj Besës. Skuadra e kuqe vjen në këtë takim pas humbjes minimale në Peqin ndaj Shkumbinit 1-0 edhe pse me Gjylen të dëmtuar, trajneri Duro shpreson qe skuadra e tij te marr maksimumin nga kjo sfide pavarësisht se kundërshtari është shumë i fort dhe po kalon një moment krize.
Trajneri i Partizanit në një intervistë për “Ora Sport” shprehet se skuadra e tij është duke u stërvitur intensivisht dhe nuk i trembet Besës.
“Unë e kam thënë gjithmonë, që për ne çdo ndeshje ka rëndësinë e tre pikëve për vetë momentin që kemi në tabelë, për Partizanin, nuk ka ndeshje të lehta apo të forta, pasi ne na duhen pikët dhe mbi të gjitha fitorja.
“Kemi përballë një kundërshtar që ndodhet lart në renditje dhe që pretendon zonën e UEFA-s (Ligën e Europës), kështu që vlerësimi është maksimal dhe kemi punuar shumë gjatë kësaj jave për të qenë plotësisht gati për këtë takim, Mendoj se Partizani ka potencialin e duhur për të marrë pse jo tre pikë “
Gjatë stërvitjes së sotme Duro ka pasur të gjithë lojtarët e gatshëm me përjashtim të Gjylës, i cili ka ndjekur nga afër stërviten. Ndeshja Partizani-Besa do të luhet ditën e Shtunë dhe është e vlefshme për javën e 21 të Kategorisë Superiore.
Në fazën e parë (java 10) Besa e Partizani nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0. Partizani ishte atëherë i fundit (7 pikë) ndërsa Besa e pesta (16 pikë)
E Enjte, 19 Shkurt 2009