E Diel, 1 Nëntor 2026

Minifutbolli. Shqipëria fiton 5-2 me MaltënSipas lajmit që jep për Albania-sport.com nga Malta, ish-gjyqtari shqiptar i FIFA-s, Gjergji Bitri për futbollin në sallë, kombëtarja e minifutbollit e drejtuar nga Armand Dama bëri një lojë shumë agre

Shqipëria e minifutbollit bëri një “autokritikë të thellë” pas humbjes befasuese 3-0 me Greqinë në ndeshjen e parë eliminatore të grupit C të Kampionatit Europian “Hungari 2010”, duke fituar me Maltën me rezultatin e thellë 5-2.

Sipas lajmit që jep për Albania-sport.com nga Malta, ish-gjyqtari shqiptar i FIFA-s për futbollin në sallë, Gjergji Bitri , kombëtarja e minifutbollit e drejtuar nga Armand Dama bëri një lojë shumë agresive, shumë ndryshe nga ajo kundër Greqisë, duke kryesuar deri 5-0, përpara se vendasit të shënonin dy golat e nderit.

Edhe në ndeshjen para një viti kundër Maltës, por për eliminatoret e Kampionatit Botëror, Shqipëria kishte fituar 2-1.

Të pranishëm në ndeshjen Maltë-Shqipëri ishin edhe disa shqiptarë me banim në Maltë e në pallatin e sportit “Paolo Korradino” nuk mungoi kurrsesi edhe prania e flamurit kuqezi.

Të dielën kombëtarja e futbollit në sallë do të luajë kundër Gjeorgjisë, që është dhe ndeshja e fundit për përfaqësuesen tonë të futbollit “5x5”.

Gjeorgjia fitoi 3-1 në ndeshjen e ditës së parë kundër Maltës, kështu që pritet një ballafaqim i fortë midis dy ekipeve.

Kalendari
19.02.2009: Greqi-Shqipëri 3-0
20.02.2009: Maltë-Shqipëri 2-5
22.02.2009: Shqipëri-Gjeorgji

E Premte, 20 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›