E Diel, 1 Nëntor 2026

Minimumi i një ferme për t’u regjistruar si e tillë është 200 metra katrorë

11-08-2012 / Gazeta 55

Flet drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja: “Regjistrimi i fermerëve - së shpejti do të nisë puna në terren”
 
Regjistrimi i të dhënave për bujqësinë dhe blegtorinë është një kërkesë e Bashkimit Europian për të pasur të dhëna të sakta për bio-ekonominë shqiptare. 
Drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja ka deklaruar se pas procesit të regjistrimit të popullatës dhe banesave, ku rezultatet e para do të dalin më 17 tetor të këtij viti, Instituti i Statistikave (INSTAT) do të nisë në fillim të tetori procesin e regjistrimit të fermave.
Në një prononcim për mediat, kreu Institutit të Statistikave, Nurja ka theksuar se në Census-in e mëparshëm ka pasur dhe disa pyetje në lidhje me tokën prodhuese (zonë ekonomike bujqësore) dhe punësimin në sektorin bujqësor apo blegtoral. Sipas saj, puna për regjistrimin e fermave ka nisur me kohë.
“Në anketë interesimi do të përqendrohet në numrin e fermerëve që përdorin fermën për prodhime bujqësore e blegtorale. Minumimi i një fermë për t’u regjistruar si e tillë është 200 metra katrorë. Padyshim ky informacion shërben për të pasur një database të saktë të fermerëve dhe për të pasur statistika për bujqësinë dhe blegtorinë për të nxjerrë të dhëna në lidhje me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Projekti i regjistrimi të fermave të ka nisur që në vitin 2009. Në INSTAT ka tri vite që ka filluar puna dhe së shpejti do të nisë puna në terren. Ky regjistrim është i përqendruar në nivel komune do të zgjasë 3 javë dhe do të nisë në fillim të tetorit”, deklaroi Nurja.
Ndërsa në lidhje me përqindjen e tokës bujqësore të përdorur dhe përzgjedhjen e anketuesve në terren, drejtoresha e INSTAT Ines Nurja theksoi se në Census, “është arritur të identifikohen 330 mijë familje që nxjerrin produkte bujqësore e blegtorale. Për këtë regjistrim të ri INSTAT do të ketë bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme për komisione në nivel Qarku dhe nivel komune për të arritur në terren. Do të kemi 2500 anketues, 750 kontrollorë dhe 439 mbikëqyrës. Zgjedhja e anketuesve ka shumë rëndësi për procesin, ata do të jenë me shkollë të lartë ose të mesme profesionale për bujqësi deh të jetë i zonës ku anketon. Procesi i përzgjedhjes së anketuesve do ta mbarojë me 15 shtator  dhe pastaj do ta fillojë regjistrimi. Qëllimi jonë është statistikor. Formulari është voluminoz edhe pse pyetjet janë të detajuara dhe shpjeguara”.
Ndërkohë, do të me këtë regjistrim parashikohet të dilet në një numër të saktë të punësuarve në bujqësi dhe blegtori. Në Censusin e mëparshëm të përgjithshëm kanë qenë përcaktuar pyetje rreth punës në bujqësi dhe biznes privat. Me komunat, bashkitë dhe qarqet kemi pasur bashkëpunim intensive për të bërë të mundur regjistrimin e fermave, rreth 60 komuna janë identifikuar. Regjistrimi i bujqësisë është një kërkesë e Bashkimit Europian për të pasur të dhëna për bioekonominë Shqiptare.
E pyetur rreth shpalljes së rezultateve të Censusi-t, drejtoresha e INSTAT nënvizoi se “procesi i Censusit ka fazat  vetave të paracaktuara në planin e veprimit. Aktualisht jemi në fazën e përpunimit të të dhënave (kemi kaluar fazanë e skanimit të anketave dhe pastrimit të të dhënave). Me 17 tetor do të kemi të dhënat e para mbi Censusit në nivel vendi për pyetjet kryesore. dhe kemi një kalendar që do të botojmë të dhënat e plota. Në dhjetor do të dalë dhe Atlasi statistikor me të dhënat ekonomike. Në fillim vitit 2013 do të kemi të dhëna  në rang prefekture. Më pas do të kemi punë të kërkim shkencor mbi të dhënat”, nënvizoi Nurja.
Në lidhje me akuzat mbi vërtetësinë e metodologjisë së Institutit të Statistikave, kreu i INSTAT, ka deklaruar se “rreth mosbesimi të shifrave të INSTAT, ne i kemi ftuar të gjithë mosbesuesit të kontrollojnë metodologjinë. Por deri më sot nuk kemi asnjë person të interesuar. INSTAT-së është një institucion që nuk mund të  dublohet”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›