Ministeriali i OSBE, Rama: Sfiduam veten dhe ja dolëm gjatë kryesimit të OSBE-së

Kryeministri Edi Rama në përmbyllje të Ministerialit 2 ditor të OSBE-së, që përkon me përfundimin e kryesimit 1 vjeçar, vlerëson se Shqipëria ia doli të sfidojë veten. Si kryesues i rradhës së OSBE-së gjatë 2020, kryeministri Rama vlerësoi drejtimin nga ana e Shqipërisë dhe përmbushjen e objektivave. “Gjithçka ishte kundër nesh, krizë përmbi krizë, por nuk hoqëm dorë. Pandemia COVID na pengoi rrugën, por ne ia dolëm Shqipëria mori më shumë përgjegjësi se çdo vend tjetër. Ky ishte një vit tejet sfidues por Shqipëria pati një debutim dinjitoz në krye të OSBE”, tha Rama.
Kryeministri falenderoi të gjithë bashkëpunëtorët gjatë këtij viti bashkëpunimi në krye të OSBE-së.