Ministra e Punës: Romët e dëbuar do të strehohen në zonën e Sharrës
Protesta e organizuar nga familjet e dëbuara rome, ditën e djeshme, duket se ka dhënë edhe rezultatet e para pasi pas një qëndrimi të pazakontë në heshtje, ka reaguar ditën e djeshme edhe Ministria e Punës. Gjatë një njoftimi për shtyp Kleves Bitro, drejtor kabineti në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, ka deklaruar se nga ky institucion, ofrohet akomodimi i familjeve rome në zonën e Sharrës. “Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta gjithë këtë periudhë ka qenë në bashkëpunim me shoqatat përfaqësuese të romëve dhe është treguar e gatshme për zgjidhjen e konfliktit që është krijuar për shpërnguljen e romëve për t’i akomoduar dhe për t’i mbështetur në Qendrën Pritëse Kombëtare të Rehabilitimit të Familjeve Rome që ndodhet në zonën e Sharrës afër Kombinatit Ka theksuar Bitro në fjalën e tij. Sipas tij, me vendim të Këshillit të Ministrave nëpërmjet një buxheti të posaçëm, hapësira në qendrën e rehabilitimit në zonën e Sharrës i është transferuar për rikonstruksion shërbimit social shtetëror. Shtatë godina që ndodhen në këtë qendër, do të jenë në dispozicion për familjet rome që janë dëbuar nga banesat e tyre”, tha Kleves Bitro, drejtor Kabineti në Ministrinë e Punës.