E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtarakët në protestë: SHQUP-i prona jonë, të anulohet vendimi

ushtaraket ne protesteFillim java i bashkoi ish-ushtarakët në një protestë dy orëshe gjatë të cilës u kundërshtua vendimi për tjetërsimin e godinës së SHQUP-it që parashikohet te kthehet në seli të Partisë Demokratike. Ish-ushtarakët u mblodhën në oborrin e jashtëm të Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë në një kohë që ky tubim u mbikëqyr edhe nga forcat e policisë, ndërsa u vu re edhe rikthimi i ushtrisë në ambientet e jashtme të ndërtesës. “Ata nuk duan të dinë që këtu ka qenë Ansambli i Ushtrisë; këtu ka filluar punën Vaçe Zela; këtu muzikanti Kujtim Laro ka përpiluar muzikë për filmat kryesorë shqiptarë; këtu janë bërë ditëlindje, festa; këtu është vendi i familjeve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, shoqatave ushtarake”, tha kolonel Mikado Shakohoxha.

Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes përgjatë viteve 1982- 1990, Bajram Bane se vendimi per marrjen e SHQUP-it përpos gjithçkaje është një përpjekje për të prekur historinë e Forcave të Armatosura Shqiptare.

Protesta

Gjatë zhvillimit të protestës ditën e djeshme dhjetëra ish ushtarakë kanë deklaruar se do të vijojnë protestat e tyre deri në korrigjim të vendimit nga qeveria që SHQUP-i ti kthehet ushtrisë. “Shtëpia Qendrore e Ushtrisë është pronë e ushtarakëve dhe ajo nuk duhet të tjetërsohet dhe të kalojë në seli të kujtdo partie. Kjo është historia e Ushtrisë, është muzeu i Ushtrisë është memoria e Ushtrisë, prandaj ne do të protestojmë fuqishëm jo vetëm këtë herë, por do të protestojmë edhe herë të tjera dhe nuk kemi për të lejuar që kjo shtëpi të tjetërsohet”, tha Bajram Mane. Ish-drejtuesi i katedrës së Historisë Ushtarake, profesor Shahin Leka i bën apel qeverisë aktuale që ta korrigjojë në kohë këtë gabim.

Apeli

“Në 15 vitet e fundit kjo shtëpi u bë një mbështetje e fortë e shumë shoqatave me karakter ushtarak. Ky është një veprim amoral. T’i injorosh të gjitha këta njerëz dhe krejt befas t’u thuash se do t’u marrim këtë shtëpi është tepër amorale. Gjithë ushtarakët aktivë duhet të mos pranojnë ekzekutimin e një vendimi të tillë. Do të desha që edhe kjo qeveri që është në ikje le ta rregullojë paksa atë faj që ka bërë duke anuluar vetë vendimin”, thotë një tjetër ish ushtarak. Pas tubimit para godinës së SHQUP-it, ish-ushtarakët vijuan marshimin para godinës së Kryeministrisë ku përcollën të njëjtin apel.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›