Ministrat e BE kërkojnë hapjen e kufijëve
Bruksel - Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian bënë thirrje për hapjen e menjëhershme të pikave të kalimit në Gaza. Në mbledhjen e Këshillit të Punëve të Përgjithshme dhe Marrëdhënieve me Jashtë, ku u takuan ministrat e punëve të jashtme të 27 vendeve të Unionit, u vlerësua gjendja e fundit në Gaza.
Nga vendimet e marra në Këshill kërkohet që; të ndalen në mënyrë të qëndrueshme sulmet raketore në drejtim të Izraelit; të hapen urgjentisht pikat e kalimit në Gaza dhe të funksionojnë rregullisht; të parandalohet kontrabanda e armëve dhe municioneve drejt Rripit të Gazës me mekanizma efektivë dhe problemi të zgjidhet pa u vonuar.