E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Irak në 31 janar do të zhvillohen zgjedhje vendore

Bagdat - Në Irak në 31 janar do të zhvillohen zgjedhje vendore. Në këto zgjedhje do të përcaktohen 444 anëtarët e 14 asambleve provinciale. Në zgjedhjet lokale 14 mijë e 400 kandidatë, nga këta 3 mijë e 900 gra, do të garojnë për të zënë vendet në 14 kuvendet vendore nga 18 që ka gjithsej Iraku. Në vend vazhdojnë përgatitjet për zgjedhjet e para pas 3 vjetëve.
Zgjedhjet vendore do të zhvillohen në 14 nga 18 ndarje administrative që ka gjithsej Iraku, ndërsa Kirkiku bashkë me qytetet e varura nga qeverisja rajonale Dohuk, Erbil dhe Sulejmanije janë lënë procesit zgjedhor.

Edhe pse Kirkiku është përjashtuar nga zgjedhjet vendore, banorët që janë në refugjatë në qytet kanë të drejtë të votojnë në zonat e tyre zgjedhore nga kanë ardhur.

Në Kirkuk do të hapen qendra votimi për refugjatët, dhe kjo ka bërë që të lindin fërkime të reja mes turkmenëve dhe kurdëve.

Mynir Kafili, anëtari turkmen i Komisionit të Lartë të Pavarur Zgjedhor të Irakut, tha se në komisionin rajonal zgjedhor të Kirkikut në vend të anëtarëve turkmen janë emëruar kurdë.

Ndërkohë që fushat zgjedhore vazhdojnë të jenë të larmishme, janë përhapur fjalë që në zgjedhje do të ketë manipulime.

Zgjedhjet mbahen në një periudhë kur Amerika bën plane për tërheqjen e trupave të saj nga Iraku dhe në qoftë se në zgjedhje do të ketë probleme dhe manipulime, atëherë kjo do të shkaktojë zgjatjen e ekzistencës ushtarake amerikane

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›