E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrat e Brendshëm letër PE, BE dhe KiE: Hiqini vizat Shqipërisë dhe Bosnjës

Sarajevë, 3 maj, NOA - Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Forumit të Salsburgut dhe të Ballkanit Perëndimor, iu drejtuan me një letër Këshillit të Europës, Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian, përmes së cilës kërkojnë liberalizim pa vonesa të vizave me Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Duke vlerësuar përmbushjen nga ana e këtyre dy vendeve të kritereve të Udhërrëfyesit, nënshkruesit shprehën në këtë letër angazhimin dhe mbështetjen e tyre të plotë për kryerjen pa vonesë të të gjitha procedurave dhe shmangien e barrierave administrative, në mënyrë që qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës të përfitojnë sa më shpejt nga liberalizimi i vizave.

Nënshkruesit e këtij dokumenti, kanë qenë që të gjithë pjesëmarrës në konferencën e Sarajevës mbi Dialogun Ndërkulturor dhe Sigurinë e Brendshme, ku nga pala shqiptare ishte i pranishëm zv/ministri i Brendshëm, Avenir Peka.

Ai kryesoi një nga katër pjesët tematike të konferencës me temë Dialogu ndërkulturor si një instrument kundër radikalizimit dhe rekrutimit, ku midis të tjerash vuri theksin në harmoninë ndërfetare në Shqipëri.

Më tej, në këtë konferencë, ministrat e Brendshëm adoptuan një deklaratë të përbashkët ku theksohej rëndësia e dialogut ndërkulturor në vendosjen e lirisë, barazisë dhe sigurisë. Synimi i përbashkët, është integrimi i suksesshëm, i cili ndryshe nga asimilimi sjell stabilitet në rajon dhe që mund të arrihet duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›