E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e Eurozonës takohen për shpëtimin e Greqisë

Athinës i nevojitet paketa prej 130 miliardë eurosh në mënyrë që të shmangë falimentimin e sigurt në mes të marsit, kur qeveria duhet të paguajë një sasi të madhe borxhesh.

Të dielën, kryeministri gerk Lukas Papademos shkoi në Bruksel në përpjekje për të përfunduar marrëveshjen.

Sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Geithner, tha se SHBA-të po inkurajonin FMN-në të mbështesë dorëzaninë, por nuk është ende e qartë se sa do të kontribuojë FMN-ja.

Plani i shpëtimit po ashtu do të zerojë 100 miliardë euro borxhe të Greqisë. Huadhënësit privatë po pranojnë zerimin e 70% të shumës që u detyrohet Greqia atyre.

Pesë vite recension të ekonomisë kanë bërë që Greqia të ketë borxhe 160 % të vlerës së Prodhimit të Brendshëm Bruto. Prej vitesh, Greqia është në epiqendër të krizës së Eurozonës./Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-02-20 08:18
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›