Elbasan, arrestohet një shtetas me armë dhe drogë

Në pranga ra Suel Fatkoja, banues në lagjen “Sul Paprri”, ku përveç arrestimit në flagrancë, ndaj tij ishte lëshuar edhe një urdhërarresti më përpara për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Arrestimi u krye sot pasi pranë Urës së Zaranikës, në lagjen “Dyli-Haxhire” Elbasan, ky shtetas ka qëlluar ne ajër me armë zjarri automatik. Shërbimet e Komisariatit Policisë Elbasan, bënë të mundur kapjen e tij si dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 (një) armën e zjarrit automatik model 56, automjetin e tij tip Alfa-Romeo si dhe 1 krehër me fishekë.
Materialet në ngarkim të tij iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale ‘Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, prishja e qetësisë publike, kanosje”. /Start/
2012-02-20 08:55