E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partitë gjermane arrijnë marrëveshjen për presidentin e ri

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se koalicioni i saj dhe opozita kanë rënë dakort që të emërojnë aktivistin për të drejtat e njeriut të Gejrmanisë Lindore Joakim Gauk për president të ardhshëm të vendit, pasi presidenti i deritanishëm, Kristian Vulf dha dorëheqjen të premten pas dyshimevee të ngritura për korrupsion.

Gauk, 72 vjeç, është ish pastor protestant i Gjermanisë Lindore, i cili ka mbikëqyrur arkivat e policisë sekrete Stasi pas rënies së murit të Berlinit.

Merkel ka premtuar që këtë herë do të kërkojë president konsensual, por është përballë më zgjedhje të vështirë, kur njëra nga partitë në koalicionin qeverisës- Demokratët e Lirë- iu bashkua social-demokrarëve të opozitës dhe të gjelbërve në mbështetjen e Gaukut.

Vulf është akuzuar për afera korruptive, ndërsa ka qenë presidenti i Landit të Saksonisë së Ulët, para vitit 2010.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›