E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e G7-ës diskutojnë për krizën në Eurozonë

Eurozona

Ministrat e financave të G7-ës dhe fuqive tjera ekonomike do të mbajnë sot një telekonferencë mbi krizën e eurozonës dhe dobësimin e bankave të caktuara.

Në këto diskutime do të përfshihen edhe disa vende jashtë BE-së dhe G20–ës , por që janë të shqetësuara për eurozonën, ka thënë ministri kanadez i financave, Xhim Flaherti.

Kriza e borxheve ka pllakosur ka një kohë të gjatë BE-në,  dhe aktualisht ka diskutime për planin fiskal, i cili duhet të miratohet nga vendet që përdorin monedhën e përbashkët, euro.

Shqetësimet më të mëdha të Eurozonës lidhen me Greqinë, Irlandën, Spanjën dhe Portugalinë.

Liderit botërorë shprehin shqetësimin për rrezikun që i kanoset tregjeve financiare,  nga kriza bankare spanjoll dhe nga rezultati i zgjedhjeve greke më 17 qershor, të cilat mund ta lenë Athinë jashtë zonës euro. /Reuters/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›