E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Kosova të bëhet pjesë e UNESCO-s

Topi gjatë konferencës për shtyp në Samitin e 10-të rajonal i UNESCO-s

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, gjatë vizitës dyditore në Bosnje Hercegovinë ku mori pjesë në Samitin e 10-të rajonal të UNESCO-s, kërkoi që edhe Kosova të bëhet pjesë e kësaj organizmi.

Ne e shikojmë me shumë rëndësi restaurimin e veprave që janë pjesë e trashëgimisë botërore dhe në Kosovë, por ende është e pakuptueshme dhe nuk shkon pikërisht me mendësinë që duhet të shoqërojë politikën e kohëve moderne të vendeve të Ballkanit që Kosova ende nuk është e pranishme në këto tryeza. Kështu që unë do të jepja opinionin tim që, në të ardhmen politika e komunikimit dhe në funksion të vlerësimit të trashëgimisë kulturore duhet që patjetër të kishte në gjirin e vet edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës!, tha Topi në fjalën e tij gjatë samitit.

Domosdoshmërinë dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në të gjitha veprimtaritë rajonale, duke filluar në ato të UNESCO-s, Topi e shprehur edhe gjatë takimit me Drejtoren e Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova. Ata, vlerësuan bashkëpunimin e frytshëm dhe aktiv që Shqipëria gëzon me UNESCO-n në të gjitha fushat e saj të kompetencës, dhe veçanërisht në fushën e kulturës. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›