Kuçi: Kosova nuk do ti falë kriminelët

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi
Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për themelimin e grupit të punues ndërministror për ballafaqimin me të kaluarën dhe pajtimin.
Por, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ka thënë se, miratimi i këtij projektligji nuk do të thotë që Kosova do të falë kriminelët.
Pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës, Kuçi ka thënë se, çdo pajtim do ti kontribuonte njohjes reciproke me Serbinë dhe kërkimi i faljes nga ana e Serbisë.
I pyetur nga mediat se përse Kosova po i kërkon pajtim Serbisë, kur dihet që Kosova është viktimë, Kuçi ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se, Kosova nuk do ti falë kriminelët. /Telegrafi/
Përgatiti: E.L