E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrat e G7 zotohen të shmangin masat proteksioniste

Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara të botës deklaroi se do të bashkëpunojë për rigjallërimin e ekonomisë globale, pa prekur tregtinë e lirë. Një deklaratë e përbashkët e G7-ës e publikuar në Romë thekson se stabilizimi i ekonomisë botërore dhe i tregjeve financiare do të ketë prioritetin më të lartë. Shefat e financave dhe të bankave qendrore të G7-ës deklaruan se do të përdorin të gjitha mjetet politike për të mbështetur rritjen e ekonomike, krijimin e vendeve të punës dhe forcimin e sektorit financiar. Grupi ritheksoi gjithashtu vendosmërinë për të shmangur masat proteksioniste që synojnë fuqizimin e ekonomive kombëtare, duke theksuar se politika të tilla vetëm sa e rëndojnë krizën ekonomike. Por parashikimet për ekonominë për këtë vit tregojnë se ekonomia evropiane nuk duket se do të dalë nga recesioni së shpejti.

Ministri italian i Financave, Xhulio Tremonti dhe Guvernatori i Bankës së Italisë Mario Dragi, takimi i G7 në Romë, 14 shkurt
Takimi në Romë i ministrave të financës të vendeve më të industrializuara, të ashtuquajturat vende të Grupit të 7-ëshes, u mbajt ndërsa bota po përjeton rënien më të madhe ekonomike në disa dekada.

Ndërsa kriza pritet të vazhdojë gjatë vitit 2009, ministrat e financës dënuan me forcë masat portekstoniste për fuqizimin e ekonomive kombëtare të vendeve të ndryshme, duke thënë se ato do të dëmtonin rimëkëmbjen ekonomike globale. Po ashtu, ata theksuan nevojën për mbështetjen e vendeve të zhvillim, për të mos lejuar që të varfërit e botës të jenë shtresa që do ta vuajë më tepër krizën.

Takimi këtë vit u shënua me pjesëmarrjen e Sekretarit amerikan të Thesarit, Timothi Gajtner, i cili shkoi në Romë ndërkohë që Kongresi miratoi të premten në mbrëmje paketën e stimujve me vlerën e 787 miliardë dollarëve për rigjallërimin e ekonomisë amerikane në krizë. Plani kërkon që projektet publike të infrastrukturës të përdorin çelikun e prodhuar në Amerikë, si dhe mallra të tjera, sipas motos "Buy America”, "Blini mallra të prodhuara në Amerikë”. Kjo i shqetëson disa nga partnerët e Grupit të 7-ëshes, të cilët bënë thirrje për zhvillimin e tregtisë së lirë.

Zoti Gajtner foli në takim për këto shqeëtësime, duke thënë se të gjitha vendet duhet ta Sekretari amerikan i Thesarit, Timothi Gajtnerruajnë përkushtimin ndaj tregtisë dhe politikave të lira të investimit, të cilat janë të nevojshme për rritjen dhe begatinë ekonomike.

Ministri italian i Financave, Xhulio Tremonti, i cili organizoi takimin në Romë tha se i ashtuquajturi "deficit i besimit"dhe "deficiti i rregullave"kanë qenë kontribuesit kryesorë të krizës financiare globale.

Guvernatori i Bankës italiane, Mario Dragi, tha në një konferencë shtypi dje, në fund të takimit dy ditësh, se Grupi i 7-ëshes duhet ta trajtojë siç duhet krizën në përmasat aktuale.

"Në SHBA kemi parë që lehtësimi cilësor ka rezultat dhe me këtë nënkuptoj ndërhyrjen e drejtpërdrejtë në segmente specifike të industrisë së shërbimit financiar”, - tha ai.

Ministrat e miratuan qëndrimin e SHBA-së dhe Britanisë për përmirësimin e punës së bankave përmes rikapitalizimit të tyre.

Vendet e Grupit të 7-ëshes i bënë thirrje Kinës ta lejojë monedhën e vendit të rritet në vlerë, për të përballuar çekuilibrin masiv të tregtisë botërore.

Rekomandimet e takimit të Grupti të 7-ëshes, ku morën pjesë ministrat nga Britania, Kandaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe SHBA, pritet të ndikojnë në takimin e grupit të 20-ëshes në Londër, më 2 prill.//lk

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›