Shkencëtarët paralajmërojnë përshpejtim të ngrohjes globale
Një shkencëtar i njohur paralajmëroi se ngrohja globale po ndodh më shpejt
se sa mendonin ekspertët.
Kristofer Fild, anëtar i Komisionit Ndërqeveritar të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, thotë se bota do të përjetojë ndryshime klime që tejkalojnë çdo parashikim serioz të bërë deri tani nga shkencëtarët.

Ai i bëri komentet në një takim me shkencëtarët të mbajtur në Çikago.
Zoti Fild tha se që nga vitit 2000, çlirimi i gazeve të efektit serrë është
rritur më shpejt nga ç'parashikonin ekspertët. Përgjithësisht, këto gaze
mendohet se janë shkaktarë të ngrohjes globale. Zoti Fild thotë se niveli i
lartë i këtyre gazeve është kryesisht pasojë e përdorimit të qymyrit në vendet në
zhvillim. //mm//