Ministrat e Jashtem te BE-se do te shqyrtojne raportet mes Prishtine e Beogradit

Ndonese eshte parashikuar qe per kerkesen e Serbise per te fituar statusin e kandidatit per anetaresim ne Bashkimin Evropian te bisedohet me 27 Shkurt pritet qe perfaqesuesja e BE-se per politike te jashtme Chaterine Ashton te informoje kete te hene 23.01 diplomacive europiane mbi ecurine e dialogut mes delegacioneve te Prishtines dhe Beogradit. Kryesia daneze e Keshillit te BE-se ben te ditur se mandati i tyre eshte shume i qarte qe te vazhdohet me hapat e procesit te integrimit te Serbise ne BE.
Danimarka mbeshtet zgjerimin e BE-se dhe nje prej ceshtjeve me te medha me te cilat do te merremi eshte ceshtja e Serbise pohon Kryeministrja e Danimarkes Helle Thorning-Schmidt. Danimarka pret qe kerkesa e Serbise per te fituar statusin e kandidatit per anetaresim ne BE te jete nje prej temave te cilat do te trajtohen gjate mandatit te saj ne krye te Keshillit te BE-se por jo hapja e negociatave per anetaresim. Por Danimarka ben shume te qarte se Serbia duhet te plotesoje kushtet e parashtruara.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Westerwelle takihet me Jeremiqin
Takimi Jeremiq - Westerwelle
Ne pritje te raundit te ri te dialogut mes Prishtines dhe Beogradit ne Bruksel po insistohet qe te gjendet nje forme per perfaqesimin e Kosoves ne takimet rajonale. Nderkohe qe nga Beogradi kerkohet edhe respektimi dhe zbatimi i plote i marreveshjeve te nenshkruara deri tani si dhe mundesimi i funksionimit pa pengesa i misionit te EULEX-it dhe i KFOR-it ne Kosove. Keto jane disa nga kushtet per te cilat insiston edhe Berlini zyrtar. Beogradi duhet te plotesoje keto kushte ne qofte se deshiron qe ne Shkurt te marre driten jeshile per te fituar statusin e kandidatit per anetaresim ne BE.
Por ne Bruksel thuhet se pervec dialogut me Kosoven Serbia duhet te punoje shume edhe per kthimin e kredibilitetit tek disa vende anetare te BE-se ne radhe te pare tek Gjermania dhe Austria. Ndryshe nuk mund te kete ndonje pergjigje pozitive.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri i Jashtem suedez Karl BildtNga ata te cilet pretendojne te futen ne BE presim edhe angazhime ne frymen evropiane qe nenkupton kooperim dhe jo konfrontim. Nga kjo varet edhe mbeshtetja jone pohon Ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle i cili ne Bruksel do te takohet edhe me homologun e tij serb Vuk Jeremiq per te trajtuar temat e bashkepunimit bilateral dhe gjendjen ne Kosove.
Ne prag te ketij takimi qe mbahet sot 23.01. Jeremiqi tha se Beogradi dhe Berlini po zhvillojne nje komunikim intensiv dhe po perpiqen te gjejne hapesire te perbashket. Por kur dihet qendimi i ngurte i Berlinit ndaj Beogradit dhe raporteve te tij me Kosoven pritet qe Ministri i Jashtem serb me shume hapesire te perbashket te gjeje ne takimin me homologun e tij suedez Carl Bildt i cili e ka mbeshtetur hapur kerkesen e Serbise per te fituar statusin e kandidatit per anetaresim ne BE.
Autor Marina Maksimoviq/Bahri Cani
Redaktoi Lindita Arapi