Kosova dhe e ardhmja e saj ne Evrope

Vend i harruar
Republika me e re e Ballkanit ka nevoje per Europen dhe perspektiven e saj ne BE ishte motoja e referatit te mbajtur nga ministri i Jashtem kosovar Enver Hoxhaj gjate vizite se tij ne Berlin jave e kaluar.
Gjithashtu edhe BE-se pa Kosoven do ti mungonte dicka. Si do te zbutet konflikti me Serbine dhe si mund te realizohet bashkepunimi rajonal dhe integrimi ne BE ishin ceshtjet qe ministri kosovar diskutoi se bashku me deputetin e CDU/CSU njohes i Ballkanit Roderisch Kiesewetter dhe deputetin britanik laburist Denis MacShanne autori i librit Why Kosovo Still Matters.
Jo iluzione per ne BE
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle ne konferencen per shtyp me homologun e tij kosovar Enver Hoxhaj
Qellimi i larget i nje anetaresimi te Kosoves ne BE ishte dhe qellimi kryesor i ketij takimi. Hoxhaj nuk la asnje dyshim qe qellimi i vendit te tij eshte qe nje dite te jete anetar i BE-se. Integrimi europian sjell paqe dhe stabilitet ne Ballkan. Deri tani Kosova si nje vend i pavarur ka ndare vetem qiellin blu me Europen. Hoxhaj nuk u shpreh me iluzione per afatin kohor te ketij anetaresimi 20 vjet tashme shkuan nga shperberja e Jugosllavise njeriu duhet te mendoje per brezat - por sa vjet do te zgjase kjo Perseri 20 40 vjet
Me ndihmen e Europes dhe punen e saj Kosova deshiron te perfundoje projektin e shtetesise.
2012 do te jete viti europian i bisedimeve me BE per liberlazimin e vizave dhe hapat per nje marreveshje te asocim-stabilizimit sikurse kane bere edhe vendet e tjera te Ballkanit perendimor qe tashme e kane nenshkruar me Brukselin. Per kete ai e cileseoi Kosoven si nje shtet multietnik ne te cilen pakicat sot gezojne te drejta si asnje vend tjeter ne Europe.
Mundesia e nje shkembimi territoresh me Sebine per te kapercyer me shpejt konfliktin me vendin fqinje Hoxhaj e shprehu me nje dekarate te qarte. eshtja per ndryshimin e kufijve ne Ballkan nuk qendron me. Qeveria e Kosoves eshte per me teper dialog. Ne jug te vendit integrimi i serbeve kosovare eshte arritur. 90 per qind e planit Ahtisari i cili i jep rol kryesor mbrojtjes se pakicave nderkohe eshte realizuar. Asnje shtet ne Evropen juglindore nuk ka arritur kaq shpejt te jete model i zgjidhjes se problemit te minoriteteve. Megjithe politikat bojkotuese te Begoradit zyrtar minoriteti serb eshte i perfaqesuar ne instancat me te larta te shtetit. Kjo deshmon vullnetin tone per rrugen drejt Evropes qe kerkon po ashtu edhe pergjegjesi theksoi ne fjalen e tij Hoxhaj.
Lufta per njohjen
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje simbolike BE dhe Sllovenia Kroacia Bosnje-Hercegovina Serbia Mali i Zi Maqedonia Kosova
Kosova do te duhej te trajtohej si nje realitet gjeopolitik vazhdoi me tej kreu i diplomacise kosovare. Qysh prej kater vjetesh kur Kosova deklaroi pavaresine e saj 86 vende e kane njohur. Pese nga 27 vendet e BE-se nuk e kane njohur akoma. Per kete deputeti laburist dhe njohes i Ballkanit Denis Maccshan e quan kete dobesi te madhe te politikes se jashtme europiane. Ai e cilesoi si ceshtje te harruar problemin e Kosoves dhe kerkoi riangazhim te BE-se ne Ballkanin perendimor. Macschane theksoi se celesi per njohjen e Kosoves nga vendet e tjera ndodhet ne Madrid. A shpreson se qeveria e re spanjollle do te ndryshoje kursin lidhur me kete ceshtje.
elesi tjeter po per kete problem sipas veshtrimit te deputetit gjerman te CDU/CSU Roderich Kieserwetter qendron ne Beograd. Ai eshte per nje iniciative te re te sigurise europiane per Ballkanin perendimor. Per kete duhet qe Eulex-i dhe Kfor-i se bashku te kishin nje koordinim ballkanik nen drejtimin e BE-se. Qe kosova nuk eshte harruar kete e tregon kjo mbremje e zhvilluar ne Berlin tha nikoqiri i takimit Paul Freiherr von Maltzahn. Shoqata gjermane per politike te jashtme do te vazhdoje te zhvilloje nje sere takimesh per Ballkanin edhe ne te ardhmen.
Autor Mimoza Kelmendi
Redaktoi Aida Cama