Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës do të takohen të enjten

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe homologu i tij rus Sergi Lavrov kanë rënë dakord të takohen gjatë një forumi diplomatik në provincën bregdetare mesdhetare të Turqisë, Antalia, tha të hënën homologu i tyre turk Mevlut Cavusoglu raporton Reuters.
Në një deklaratë të shkurtër për mediat turke, Çavusoglu tha se do të marrë pjesë në takimin e planifikuar për të enjten.
/rtsh.al/