E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës shqyrton padinë e Ukrainës kundër Rusisë

Gjykata e Hagës ka dëgjuar të hënën Pretendimet për gjenocid sipas Konventës për Parandalimin dhe Dënimin i krimit të gjenocidit të Ukrainës kundër Federatës Ruse. 
Sipas dokumentit të gjyqit, të siguruar nga televizioni publik, hapi ligjor i Ukrainës lidhej me marrjen e masave që do të detyronin Rusinë të ndalte menjëherë agresionin brutal të kryer mbi pretendimet e Rusisë se Ukraina kishte ushtruar genocid ndaj rusëve ne terrioret e Luhanskut dhe Dpnjetksit. 
Seanca filloi pas deklarimit se Federata Ruse kishte njoftuar me shkrim më 5 mars se kishte vendosur të mos merrte pjesë në procedurat e paraqitjes me gojë të pretendimeve të Ukrainës. 
Pas rreth 3 orësh paraqitjeje të argumenteve  nga delegacioni i Ukrainës udhëhequr nga Korynevych, Përfaqësues i Përhershëm i Presidentit të Ukrainës në Republikën Autonome të Krimesë, u mësua kërkesa e Ukrainës në këtë proces. 
Vendi kërkon që Federata Ruse të pezullojë menjëherë operacionet ushtarake kanë filluar më 24 shkurt 2022 që kanë si qëllim dhe objektiv të deklaruar parandalimin dhe ndëshkimin e një gjenocidi të pretenduar në Luhansk dhe Donetsk rajonet e Ukrainës, 
Federata Ruse do të sigurojë menjëherë që çdo ushtarak ose njësi e armatosur që mund të drejtohen ose mbështeten prej saj, si dhe çdo organizatë apo persona nën kontrollin drejtimin ose ndikimin e Rusisë nuk marrin asnjë hap në avancimin e operacioneve ushtarake të cilat kanë si qëllim të deklaruar dhe objektiv parandalimin ose ndëshkimin e Ukrainës për kryerjen e gjenocidit të pretenduar prej Rusisë.
Po ashtu masa e sigurisë së kërkuar nga Ukraina përfshin edhe edhe dhënien e garancisë nga Rusia se nuk ndërmerret asnjë veprim që mund të rëndojë ose zgjerojë mosmarrëveshjen që është objekt i këtij gjykimi ose e bëjnë këtë mosmarrëveshje më të vështirë për t’u zgjidhur.
Kërkesa e Ukrainës shtrihet edhe në faktin që Federata Ruse t’i paraqesë Gjykatës një raport mbi masat e marra në zbatim të Urdhrit të Gjykatës për Masat e Përkohshme një javë pas një urdhri të tillë dhe më pas në baza të rregullta që përcaltohen nga Gjykata.”
Një vendim për përcaktimin e masave të përkohshme të paraqitur nga Ukraina do të dorëzohet në një seancë publike, data e së cilës do të shpallet në kohën e duhur, njofton Gjykata e Hagës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›