E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e NATO-s diskutojne per Libine dhe Afganistanin

Ne diten e dyte e takimit te NATO-s ne Bruksel ministrat e mbrojtjes te vendeve te aleances u perqendrua tek gjendja ne Libi. Ministri francez i mbrojtjes tha se fushata e NATO-s do te perparoje persa kohe qe forcat besnike te Moamar Gadafit te vazhdojne te bejne qendrese Ministrat e Mbrojtjes se NATO-s diskutuan edhe per  gjendjen ne Afganistan.

Ministri francez i Mbrojtjes Zherar Longet tha se marrja nen kontroll e qytetit te lindjes se Gadafit Sirte do te ishte e rendesishme nga ana simbolike por shtoi se akoma ka qendrese nga besniket e Gadafit. Ai tha se forcat e NATO-s do te largohen vetem kur qendresa te jete asgjesuar.

Nuk duhet te kene mbetur me xhepa qendrese dhe qeveria kalimtare duhet ta kerkoje largimin. Persa i takon Gadafit persa kohe qe ai eshte i larguar nga skena kjo eshte e rendesishme por nuk mjafton. Qeveria kalimtare do qe ta kape ate dhe ne e kuptojme kete.

Ministrat e NATO-s diskutuan gjithashtu edhe per dislokimin e NATO-s ne Afganistan ku Talebanet po bejne nje qendrese te pergjakshme. Kete vit ka pasur nje numer rekord viktimash civile por shefi i NATO-s Anders Fog Rasmusen tha se kjo nuk do ti frenonte planet e tyre per te transferuar kontrollin tek forcat vendase.

Transferimi eshte ne rruge te mbare dhe nuk do te kete vonesa.

Ne  Bruksel ku po mbahet takimi i NATO-s Shtetet e Bashkuara dhe Spanja arriten nje marreveshje per te ngritur nje sistem te mbrojtjes nga raketat ne Evrope duke vendosur anije luftarake anti-raketa ne bazen e marines te Rotes ne brighet jugperendimore te Spanjes. Marrveshja u deklarua dje nga Presidenti spanjoll Jose Luis Rodriguez Sekretari i Pergjithshem i Natos Anders Fogh Rasmussen dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta. Nje baze ne Spanje per kete sistem do ti lejoje Shtetet e bashkuara te ruajne pranine ne rajon me nje kosto me te ulet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›