Marredheniet e ardhshme shqiptaro-amerikane nen driten e se kaluares
Presidenti i Shqiperise Bamir Topi u beri sot thirrje drejtuesve kryesore partiake qe te bashkepunojne ne te mire te vendit duke lene pas sjelljet e vjetra politike. Presidenti Topi i beri keto komente ne nje konference te organizuar nga Instituti Shqiptar per Studime Nderkombetare ku u analizuan marredheniet diplomatike midis SHBA-ve dhe Shqiperise nga viti 1920 deri sot. Zoti Topi tha se disa politikane shqiptare deklarojne se jane pro parimeve dhe standarteve demokratike perendimore por ne praktike disa veprime te tyre nuk jane te tilla. Ai theksoi se sjellja e dyzuar me dallime te medha midis te folures dhe praktikes duhet te ishte nje tipar i kapercyer me kohe sepse NATO dhe BE kerkojne sjellje te reja politike ne dobi te vendit.
Gjej rastin te apeloj sot te gjithe aktoret politike ne vend ata qe jane mandatuar ose jane zgjedhur te perfaqesojne vullnetin e qytetareve ne sjelljen e tyre politike dhe institucionale te deshmojne kurajo dhe pergjegjesi per te vendosur agjenden qytetare mbi cdo agjende politike te dites. Keshtu do te jetesojne ne praktike vlerat dhe parimet e demokracise tek te cilat besojme - tha zoti Topi. Sipas tij populli eshte disa hapa perpara politikaneve ne rrugen e demokracise sepse kane vizion dhe ben sakrifica per vendin duke rifituar kohen e humbur prandaj drejtuesit e zgjedhur duhet ti sherbejne qytetarit duke lene pas interesat personale.
Ndersa ambasadori i SHBA-ve ne Shqiperi Aleksander Arvizu kujtoi se si 20 vjet me pare ishte ne nje udhekryq komunizmi deshtoi shume reforma duheshin bere dhe politikanet duhet te benin zgjedhje te vendosura per tregun e lire dhe mendimin e lire demokratik.
Ja ku jemi 20 vjet me vone dhe e gjejme veten ne nje tjeter udhekryq. - tha ambasadori Arvizu - Edhe sot Shqiperia ka nevoje te madhe per reforma. Njerezit e thjeshte e dine shume mire se cfare duan per te ardhmen e vendit te tyre. Kjo e ardhme eshte se pari ne duart e tyre dhe pastaj ne duart e politikaneve. Keta duhet te bejne zgjedhjen e duhur per ta integruar vendin ne Bashkimin Europian. Politikanet zgjidhen per tu sherbyer njerezve. Shqiperia nuk eshte ende atje ku duhej te ishte dhe nuk eshte bere ende ajo qe deshiron te jete. Ashtu si 20 vjet me pare SHBA eshte prane jush qe te mbeshtese perparimin e Shqiperise. Kriteret per te hyre ne BE jane perseri po ato institucionet demokratike zbatimi i forte i ligjit dhe forcimi i ekonomise se tregut - tha ai.
Vitet e para te demokracise ne vitet 1990-92 i pershkroi me detaje dr. Elez Biberaj drejtori i divizionit te Euro-Azise ne Zerin e Amerikes. Zoti Biberaj tha se dy dekada pas renies se komunizmit dhe pas nje serie zgjedhjesh parlamentare Shqiperia e gjen veten sot ne mes te nje tranzicioni te nderlikuar. Sipas tij ka shume gjera qe jane te parealizuara dhe te brishta kur flitet per cilesine e demokracise se saj. Ai tha se qendrueshmeria dhe demokracia e Shqiperise vazhdojne te minohen nga konkurrenca e ashper mes dy forcave te medha politike te vendit dhe paaftesia e tyre per te respektuar rregullat e lojes demokratike
SHBA kane bere investime te medha politike dhe ekonomike dejt zhvillimit demokratik te Shqiperise. Por megjithe angazhimin e palekundur te SHBA eshte e qarte se suksesi dhe zhvillimi i Shqiperise ne te ardhmen do te varen nga aftesia dhe gadishmeria e udheheqesve te saj politike per te lene menjane interesat e tyre te ngushta dhe per te bashkepunuar per te miren e vendit. Ne fund te fundit jane udheheqesit e Shqiperise qe duhet te marrin pergjegjesine per zgjidhjen e sfidave te medha dhe pasigurive te shumta me te cilat ndeshet vendi i tyre. Keto jane kohe qe kerkojne udheheqje te madhe dhe nje ide te qarte se ku po shkohet. Une vazhdoj te jem optimist se udheheqesit e Shqiperise do te ngrihen ne lartesine e detyres - tha zoti Biberaj.
Konferenca Duke ndertuar te ardhmen e organizuar nga Instituti Shqiptar per Studime Nderkombetare mori shkas nga 20 vjetori i rihapjes se ambasades se SHBA-ve ne Tirane dhe rifillimi i marredhenieve politike mes dy vendeve. Organizatoret menduan se ky pervjetor ishte nje rast i mire per te projektuar etapa te tjera ne forcimin e marredhenieve shqiptaro-amerikane.