Ministrat e jashtem diskutojne per Kosoven
Ministrat e Jashtem te NATO-s jane mbledhur ne Bruksel ne nje samit dyditor, per te rishikuar zhvillimet ne operacionet e Aleances, si dhe per te adresuar çeshtje te rendesishme politike ne axhenden e NATO-s.Ne takimin qe marrin pjese edhe Shqiperia e Kroacia teme e diskutimeve do te jete fillimi i punes se misionit Europian , Euleks ne Kosove dhe plani gjashte pikesh i OKB-se.Gjithashtu do diskutohet edhe per rifillimin e bashkepunimit me Rusine, i nderprere disa muaj me pare si pasoje e konfliktit te Kaukazit.Teme e nxehte e debatit do jete edhe perfshirja e Ukraines dhe Gjeorgjise ne planin operacional te aleances.