E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlonjatet kunder Mullinjve me Ere

Banoret e Dukatit, Orikumit dhe te zonave te tjera paralajmerojne protesta pas miratimit te marreveshjes per ndertimin e 250 kullave qe prodhojne energji me ere. Protestat fillimisht pritet te nisin ne Orikum dhe me pas te shtrihen ne Vlore apo Tirane. Banoret, thone se nuk do te lejojn ngritjen e kullave ne majat e Karaburunit, Llogorase dhe Radhimes. Sipas tyre ato do te shkaterrojne turizimin dhe ekosistemin. Ata ngrene shqetesim edhe marrjen e pronave te tyre. Ne fund te muajit shtator dhjetra familje te Orikumit dhe rrethinave protestuan kundra projektit te kompanise Siciliane Monkada dhe marrjes se tokave. Projekti pritet te filloje pas pak muajsh dhe fuqia e 250 mullinjeve me ere parashikohet te jete 500 mije kilovat. Kjo energji, do te jete teresisht per konsum jashte Shqiperise, cka ben qe vendi yne mos te kete asnje perfitim konkret nga ky projekt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›