E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrat kundër ilegalëve

Ministri I MMPH-së Dardan Gashi dhe ministri i MPB-së Bajram Rexhpi kanë biseduar për veprimet e përbashkëta kundër operatorëve ilegal që po shfrytëzojnë resurset natyrore në dëm të saj.
Ministri Gashi e ka cilësuar të nevojshme mbështetjen e PK-së në këtë aspekt.

"Pa mbështetjen e Policisë së Kosovës është e pamundur të veprojnë inspektorët në terren, ndaj dhe është I domosdoshëm prania e organeve të sigurisë në rastet e konfiskimit të makinerive të rënda që po dëmtojnë lumenjt dhe shtretërit e tyre" ka thënë ministri Gashi.
Nga ana tjetër ministri Rexhepi ka shprehur gatishmëri për të mbështetur fushatën kundër operatorëve ilegal. "Policia e Kosovës do të mbështesë inspektorët në punën e tyre" ka thënë Rexhepi.

Në fund të muajit mars Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe ata të KPMM-së, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës patën konfiskuar një eskavator në fshatin Gllaviçicë i Pejës ku kompania Endriti sh.p.k nxirrte zhavor në lumin Drini i Bardhë.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Dardan Gashi është i vendosur të mbrojë vendimin e janarit të vitit 2012, në të kundërtën, shkelësit do të përballen me ligjin./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›