E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyshohet se e vrau me paramendim nënën e tij

Milivoje Stojanoviq i lindur në Gjilan me vendbanim në Jagodina të Serbisë dhe shtetas i Serbisë po dyshohet se më 23 nëntor 2012 me paramendim dhe dashje e ka privuar nga jeta nënën e tij Milleva Stojanoviq. Prokuroria Themelore e Gjilanit është në pritje të ekspertizës plotësuese të eksperti mjeko ligjor Arsim Gërxhaliu.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka nxjerrë aktvendim për zhvillimin e hetimeve ndaj serbit Milivoje Stojanoviq i dyshuar për veprën penale “vrasje”.

Stojanoviq i lindur në Gjilan , me vendbanim në Jagodina të Serbisë dhe shtetas i Serbisë sipas aktvendimit dyshohet se më 23 nëntor me paramendim dhe dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerën nënën e tij Mileva Stojanoviq.

Dyshohet se Milivoje Stojanoviq këtë veprim e kreu pasi që kishte raporte të keqësuara me nënën e tij. Sipas hetimeve të para Stojanoviq në ditën kritike ka hyrë në dhomën e nënës së tij dhe e godet me shqelma e me grushte në gjoks dhe në pjesë të tjera të trupit, duke e lënë në gjendje të alivanosur. Ajo pastaj dërgohet nga fqinjët në spitalin e Gjilanit e më pas në QKUK në Prishtinë, por më 24 nëntor 2012, nga pasojat e lëndimeve edhe vdes.

Prokurori i rastit Arben Kadriu tha për rajonipress se janë në pritje të plotësimit të ekspertizës nga ana e mjekut ligjor Arsim Gërxhaliu. “Besoj që shumë shpejt së bashku edhe me EULEX-in do të vendosim për këtë rast” tha Kadriu.

Ndryshe Milivoje Stojanoviq ndodhet në paraburgim që nga data 25 nëntor 2012 dhe ndaj tij ende nuk është ngritur aktakuzë pikërisht për shkak të paqartësive që ka konstatuar ekspertiza mjeko ligjore./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›