SNS do shpërndarjen e fajit te të gjithë për Kosovën

SNS (Partia Përparimtare e Serbisë e kryetarit serb Tomislav Nikoliq) kërkon nga të gjithë faktorët politikë të marrin vendime unik politike për Kosovën, thotë Nebojsha Stefanoviq (në foto), nënkryetar i SNS dhe kryetar i Kuvendit të Serbisë.
Ai në një konferencë për gazetarë ka theksuar se SNS përkrah përfaqësuesit e kreut shtetëror që bisedojnë me Kosovën e në veçanti shefin e partisë së tij Aleksandër Vuçiq dhe ka shfaqur besimin se vendimet që do të merren do të jenë më të mirat për atdheun, njofton B92.
"Ajo që ka ngjarë në Bruksel është e qartë se nuk ishin bisedime të vërteta, por fjala është për alternativat e vështira të palës serbe”, ka thënë ai.
"As Vuçiq dhe as SNS nuk e kanë krijuar këtë krizë, nuk e kanë sjellë këtë gjendje këtu, por në një moment të vështirë kemi marrë përgjegjësinë mbi vete. Jemi të gatshëm të bëjmë çdo gjë që të gjendet rrugëdalja dhe zgjidha për të mirë të të ardhmes”, ka thënë ai./Indeksonline/