Konfindustria: Shteti të verë dorë në tregun e karburantit
Nga Daniela Bonollari
Konfindustria prezantoi sot për shtypin një gjendje alarmante të tregut te karburanteve në Shqipëri. Bëhet fjalë për miliona euro dëm të buxhetit të shtetit dhe xhepit të konsumatorit që është shkaktuar nga abuzimet.
TIRANE-Konfindustria i bën thirrje shtetit të ndërhyjë institucionalisht në përmirësimin e situatës në tregun shqiptar të karburanteve. Pikënisja e këtij apeli kanë qënë, gjendja mjaft e rëndë e tregut të karburanteve në vend, kostot e larta shtesë të këtij tregu, rëndësia e karburanteve për industrinë dhe zhvillimin e ekonomisë kombëtare dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë.
Administratori i Përgjithshem i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku në një njoftim për shtyp i kërkoi vendimarrjes politike “ndërhyrjen e menjëhershme institucionale për ndryshimin sa më të shpejtë të gjendjes së tashme që është bërë krejtësisht e papranueshme”.
Për të shpjeguar domosdoshmërinë e ndërhyrjes urgjente për rregullimin e tregut të karburanteve, Konfindustria paraqiti sot përfundimet kryesore të vlerësimit të përgjithshëm për kostot shtesë të tregtimit të karburanteve në Shqipëri bazuar në të dhënat e ardhura pranë saj në muajt shtator-dhjetor 2008.
Sipas, të njëjtit burim, janë rreth 8 tipe Kosto Shtesë, që biznesi dhe qytetarët shqiptare paguajnë dhe dëmtohen padrejtësisht nga keqfunksionimi i tregut të karburanteve. Këto kosto ndahen në kosto direkte dhe kosto indirekte.
Ndër kostot direkte janë, abuzimi me cilësinë e karburantit, vëllimin në shitje, mospasqyrimin e cmimeve reale, pa llogaritur këtu koston e dëmtimit të makinave nga cilësia jashtë standardeve të kërkuara.
Ndër kostot indirekte, Konfindustria ka numëruar ato shëndetësore, mjedisore, buxhetore, për këtë të fundit i referohet buxhetit të shtetit nga neglizhenca e Inspektoriateve përkatese që duhet të kontrollojnë këtë treg.
Kostot mendohet se janë në shifra prej qindra milion euro. Por, Konfindustria do të paraqesi së shpejti për publikun peshën e secilës kosto të drejtpërdrejt në koston e përgjithshme të dëmit ekonomik që ekonomia dhe qytetarët shqiptarë pësojnë nga mosfunksionimi normal i tregut te karburanteve.
Po për këtë cështje delikate, Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve kërkoi nga konsumatoret shqiptare që të shprehin sot pakënaqësinë nëpërmjet një proteste të fuqishme. Në lidhje me kete situatetetë patolerueshme ne treg, ZMQ ftoi të gjithë drejtuesit e automjeteve të solidarizohen me këtë grevë kombëtare duke kërkuar që për 24 orët e sotme, ata të qëndrojnë larg pikave të karburanteve si mjeti i parë i protestës ndaj karteleve të fundit në Europë.
(d.b/BalkanWeb)