E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi-Fratini: E ardhmja e Ballkanit, integrimi ne BE

Qendrueshmeria politike dhe ekonomike ne vendet e Ballkanit, ku ben pjese edhe Shqiperia, eshte shume e rendesishme ne procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian. Keshilla iu dha dje Presidentit Bamir Topi, nga ministri i Jashtem i Italise, Franko Fratini gjate takimit te djeshem ne Presidence. Duke vleresuar arritjet e Shqiperise dhe garantuar mbeshtetjen e Italise ne permbushjen e aspiratave integruese, Fratini theksoi se ardhmja e rajonit ballkanik do te jete pa asnje medyshje integrimi evropian. "Qendrueshmeria politike dhe ekonomike, e secilit prej vendeve te Ballkanit eshte e rendesishme, jo vetem ne planin e brendshem por edhe ne ate rajonal e me gjere, sepse e ardhmja e te gjithe rajonit ballkanik do te jete pa asnje medyshje integrimi evropian", tha Fratini, ne nje kohe kur dialogu politik ne vendin tone, prej muajsh duket se eshte i pamundur. Gjate takimit, kreu i shtetit, shprehu vullnetin dhe angazhimin e plote institucional per intensifikimin e metejshem te ketyre marredhenieve ne te gjitha fushat, duke vleresuar lart rolin dhe kontributin e ministrit Fratini si avokat i Shqiperise ne proceset e saj integruese ne Bashkimin Evropian, si dhe mbi ceshtjen e rendesishme te liberalizimit te vizave, qe do te mundesonte levizjen e lire te njerezve, te mallrave dhe rritjen e kontakteve politike dhe ekonomike-tregtare ne nivele edhe me te larta. "Veprimtaria aktive e zotit Fratini, ne mbeshtetje te pershpejtimit te procesit te integrimit te vendeve te rajonit te Ballkanit nenkupton qendrimin realist dhe njohjen e thelle te qeverise italiane mbi rajonin", vleresoi Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›