Ministri Bumci takohet me Komisionin perzgjedhes te Berlinales
Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, zhvilloi një takim me anëtarët e komisionit përzgjedhës të filmave konkurues në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin për vitin 2012.
Në takim u ra dakord për zhvillimin e Javës së Filmit Shqiptar në Gjermani, më qëllim promovimin e vlerave të kulturës shqiptare. Gjithashtu ata folën edhe për mundësitë që ofron Shqipëria për kineastët e rinj.
Përzgjedhësit nga Berlinale, Anna Hoffman, Bernd Buder dhe Nikolaj Nikitin, u shprehën se kineastët e rinj janë në kërkim të vendeve të reja, të paeksploruara dhe Shqipëria ka mundësi të kthehet në vend ku të prodhohen filma të huaj. Gjithashtu, duke pasur parasysh se sa shumë është shtrenjtuar në botë industria e filmit, Shqipëria ofron mundësi për ta kthyer kinematografinë në industri fitimprurëse.
Komisioni përzgjedhës ka marrë në shqyrtim 130 filma gjithsej nga Ballkani, ndërkohë që nga Shqipëria janë 2 filma artistikë, 1 dokumentar si dhe 4 filma me metrazh të shkurtër.