E Shtunë, 31 Tetor 2026

Racizmi ne Maqedoni

Ndeshja miqësore e zhvilluar një ditë më parë midis Shqipërisë dhe Maqedonisë në Prilep është shoqëruar gjatë gjithë kohës me thirrje fyese ndaj shqiptarëve nga tifozët maqedonas të njohur si ‘Majmunët’. Ata që nga fillimi i ndeshjes e deri në përfundimin e saj nuk i ndërprenë në asnjë moment thirrjet fyese si : “Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”, “Dhoma gazi për shqiptarët” dhe “Maqedonia e pastër”.

Tifozët maqedonas “Majmunët” dhe “Komitët” janë të njohur për fyerjet e vazhdueshme ndaj shqiptarëve. Gjithmonë në ndeshjet që zhvillohen në kuadër të Ligës së Parë futbollistike të Maqedoni kur përballë kanë ndonjë ekip shqiptar që garon në këtë ligë ata përdorin fyerjet më të rënda ndaj tyre. Madje shpeshherë këto fyerje kanë çuar edhe në përleshje fizike midis tifozëve shqiptarë dhe maqedonas.

Sulmuesi shqiptar i përfaqësueses së Maqedonisë, Ferhan Hasani ka deklaruar për shtypin shqiptar në Maqedoni se edhe sikur të vinte në pozitë për të shënuar gol në portën e Hidit, nuk do t’iu gëzonte të njëjtit. “Ne jemi profesionist dhe duhet të japim maksimumin për fanellën që luajmë. Por, megjithatë jam edhe shqiptar. Dhe, sikur të vija në situatë për të tundur rrjetën e Shqipërisë do të shënoja, mirëpo atë gol nuk do ta festoja. Nuk do ta bëja një gjë të tillë”, ka thënë Hasani, i cili luajti deri në minutën e 70-të të ndeshjes.

Takimi është zhvilluar në një terren jo të përshtatshëm për lojë, ndërsa është ndjekur nga rreth 4 mijë shikues. Rreth 100 tifoz ishin shqiptar nga Shkupi e Tetova të njohur si ‘Ballistët’ dhe “Shvercerat”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›