E Diel, 1 Nëntor 2026

Crregullimet gastrointestinale, Mjekët, Antibiotikët nuk bëjnë efekt, nevojitet vaksina

TIRANË-Përdorimi i antibiotikeve në trajtimin e gastrointeriteve është i paefektshëm në mos i dëmshëm veçanërisht kur përdoret tek fëmijët.
Sipas pediatres infeksioniste, në QSUT Gjorgjina Kuli crregullime të tilla që shkaktojnë diarre dhe të vjella të shpeshta tek femijet gjithnjë e më shumë kanë si shkaktar viruset dhe jo bakteret.

Për rrjedhojë parandalimi përmes vaksinimit do të ishte rruga më e sigurtë.
“Tashmë nuk janë më bakteriet shkak për infeksionet gastrointestinale, por janë viruset. Përdorimi i antibiotikëve janë të pavlerë, mund të jetë i dëmshëm. Gastrointensionalet kanë dhënë një sëmundshmëri botërore me disa miliona të sëmurë fëmijë dhe fatkeqësisht e 527 mijë vdekjeve nga dehidrimi i rëndë. Ne kemi bërë një studim në 271 fëmijë me crregullime të tilla, në të cilat 28.8 % janë diarretë nga rotavirusi”.

“Thjesht ruajtja e higjenës nuk e parandalon marrjne e këtij infeksioni. E vetmja që e parandalon është marrja e vaksinës, që tashmë është hedhur në treg. Kjo vaksinë do të futet në kalendarin e vaksinave të detyrueshëm në vitin 2015”.

Të dhënat u bënë publike në konferencën e 14 të pediatrisë ku referuan edhe eksperte nga vende si Franca, Austria, Italia, Greqia, Kosova dhe Maqedonia të cilët përcollën eksperiencat më të mira nderkombetare në trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve te ndryshme qe prekin femijet.
aktiviteti është përshëndetur edhe nga ministri i Shëndetësisë, z Halim Kosova.

(d.b/ErjonSkendaj/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Crregullimet gastrointestinale, Mjekët, Antibiotikët nuk bëjnë efekt, nevojitet vaksina

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›