Ministri Haxhinasto merr pjesë në samitin e NATO-s në Çikago
TIRANË- Zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, do të marrë pjesë në Samitin e vendeve anëtare të NATO-s, në nivel të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive, që do të zhvillohet në Çikago më datat 20 dhe 21 maj 2012.
Samiti i 25-të i NATO-s do të fokusohet në tre çështje thelbësore të Aleancës: Angazhimin e saj në Afganistan në kuadër të ISAF-it, “Paketën e Mbrojtjes” dhe Partneritetet.
Ky është një ndër samitet më të mëdha në historinë e Aleancës, duke qenë se së bashku me aleatët, organizatat ndërkombëtare dhe vendet partnere të ftuara, numri i vendeve pjesëmarrëse arrin në 60. Përveç të tjerash, organizimi i këtij Samiti në SHBA është një mënyrë për të përcjellë mesazhin simbolik të rëndësisë që ka lidhja trans-atlantike e SHBA-ve me Evropën dhe veçanërisht me NATO-n.
Gjatë punimeve të këtij samiti është parashikuar edhe një takim i Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare, me katër vendet që aspirojnë të anëtarësohen në NATO (Bosnje Hercegovina, Gjeorgjia, Mali i Zi dhe Maqedonia).
(el.me/BalkanWeb)